Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blerja e votave në Dibër, Prokuroria nis hetimet

Blerja e votave në Dibër, Prokuroria nis hetimet
September 14
15:33 2016

Nga: Anduena Llabani

Prokuroria e Dibrës, nis hetimet për pretendimet e ngritura nga opozita, se votat në Dibër janë blerë. Zyrtarsisht konfirmohet se në bazë të këtij procedimi penal do të verifikohen faktet e bëra publike në media.

Një ditë pas shpalljes së rezultatit të votimeve në bashkinë Dibër, opozita dhe media hodhëm akuza për shitblerje votash. Në disa media u publikuan video që dëshmonin mënyrën se si është blerë vota. Sipas mediave për një votë pro kandidatit Socilaist Muharrem Rama, janë dhënë në këmbim 300 euro.

Sot prokuroria njoftoi se ka rregjistruar kryesisht hetimet në lidhje me këto pretendime mediatike dhe politike.

Ditën e diel në bashkinë Dibër u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale, për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë Dibër.

Razultati shpalli fitues kandidatin e shumicës. Në këtë garë garonin përballë njëri tjetrit, Muharrem Rama dhe Sherefedin Shehu i Partisë Demokratike. /Blitz.al/

Shperndaje