Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Blen bukë për vogëlushen e tij, por tmerrohet nga ajo që gjen

Blen bukë për vogëlushen e tij, por tmerrohet nga ajo që gjen
March 31
11:02 2017

Ushqimet konsiderohen ndër shkaktarët e llojeve të ndryshme të kancerit dhe kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ku kontrolli është në nivele minimale, situata kthehet në alarmante.

Një prind shkoi për të blerë bukën e preferuar të vajzës së tij, bukë integrale, në një furrë pranë ish-artistikes “Migjeni” në Tiranë, por kur e preu u tmerrua nga ajo që gjeti brenda.
“Kur e preva pashë një bukë lara-lara në brendësi, që as të shkon ndërmend ta hash. Gjithashtu kishte një aromë myku. Buka nuk kishte të bënte fare me atë që quhet integrale, përveç disa farave të lulediellit brenda pasi po të shikoni në fund është më e zezë, që do të thotë se i kanë hedhur ngjyrues. Aroma e mykut vjen nga fakti se ata kanë rimarrë bukët që nuk janë shitur i kanë regjur në ujë dhe i kanë bërë sërish brumë. Kjo është e tmerrshme. Po na vrasin”, – denoncon ai për Albeu.com.

Është bërë zakon tashmë që pronarët e furrave t’i bëjnë bukët që ata i quajnë të zeza apo integrale me ngjyrues duke mashtruar në radhë të parë qytetarët, por duke kërcënuar edhe shëndetin e tyre. Ndërkohë që prej shumë kohësh është dhënë alarmi i mungesës së përqindjes së nevojshme të proteinave në miellin e bukës, që duhet të jetë 13 për qind sipas specialistëve, tregues i cili lë për të dëshiruar në vend.

Share