Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bill Gates: T’u lësh fëmijëve miliarda pasuri u shkatërron jetën, do t’i dhuroj për bamirësi

Bill Gates: T’u lësh fëmijëve miliarda pasuri u shkatërron jetën, do t’i dhuroj për bamirësi
October 28
19:33 2016

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, është një ndër njerëzit më të pasur në botë, por nuk dëshiron që t’ua lëjë të gjithë pasurinë fëmijëve të tij.

Ai ka thënë: “T’u lësh fëmijëve një pasuri të tillë nuk do të thotë t’u bësh nder, përkundrazi do t’u shkatërronte jetën. Do të shkatërronte gjithçka që ata do të dëshironin të bënin në jetën e tyre në përpjekjen për të ndërtuar një karrierë, ndaj këto para do të shkojnë për të ndihmuar më të varfrit. Ata vetë i kanë parë projektet tona për këtë kategori të shoqërisë dhe na mbështesin për këtë”.

Gates dëshiron që fëmijët e tij të marrin edukim të mirë dhe të krijojnë vetë karrierën e tyre, në vend që të trashëgojnë miliardat. Ai një pjesë të pasurisë së tij do ta japë për bamirësi në mënyrë që fëmijët të ndjekin ëndrrat e tyre.

Fëmijët e Gates janë krenarë për aktin e babait të tyre dhe Bill Gates ka pasur mirëkuptimin e tyre për këtë vendim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje