Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bie në përrua, humb jetën 4-vjeçari në Devoll

Bie në përrua, humb jetën 4-vjeçari në Devoll
October 27
12:55 2016

Një fëmijë ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në përrua. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Sul-Devoll, ku për pasojë 4-vjeçari gjeti vdekjen.

Burime të policisë së Korçës bënë të ditur se fëmija me iniciale E. H. ka rënë aksidentalisht në rrjedhën e përroit dhe për pasojë është mbytur.

Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Korçë për “Ngjarje aksidentale”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje