Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Biden në Kosovë, takim me kryeministrin Mustafa

Biden në Kosovë, takim me kryeministrin Mustafa
August 17
10:09 2016

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Kosovë pas përfundimit të vizitës zyrtare në Serbi, në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vetëm pak minuta më parë, ai ka hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës për tu takuar me krerët e lartë të Shtetit. Në hyrje të ndërtesës së legjislativit, zyrtari amerikan u mirëprit nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në përfundim të takimit me Mustafën, Joe Biden do të zhvillojë një takim me Presidentin Hashim Thaçi. Pas takimeve me krerët shtetërorë, zëvendëspresidenti amerikan do të zhvillojë një konferencë për mediat. Konferenca pritet të nisë në orën 11:00.

“Joe Biden, tash e dy dekada ka mbështetur luftën për lirinë, pavarësinë dhe integrimin e Kosovës në NATO e BE. Thank you Mr. Vice President! HTH”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje