Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bernd Borchardt, ambasadori i ri i OSBE në Shqipëri

Bernd Borchardt, ambasadori i ri i OSBE në Shqipëri
August 12
16:06 2016

Bernd Borchardt do të jetë ambasadori i ri i OSBE-së në vendin tonë, pas përfundimit të mandatit të Florian Rauning. Ky lajm është bërë me dije nga vetë Prezenca përmes një postimi në “Twitter”.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë emërimin e Ambasadorin Bernd Borchardt si Shef i Prezencës. Të çojmë përpara bashkëpunimin me Shqipërinë.”, citohet në postim. Përgjatë viteve 2007-2010, Bernd Borchardt, ka qenë ambasador i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, ndërsa në 2012-n ka qenë shef i zyrës së EULEX-it në Kosovë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje