Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berlusconi: Për Matteo-n është “game over”

Berlusconi: Për Matteo-n është “game over”
December 05
13:27 2016

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka reaguar lidhur me rezultatin e referendumit të djeshëm në Itali, si edhe dorëheqjen e kryeministrit Matteo Renzi.

“Vota tregoi se ne preferojmë demokracinë dhe jo regjimin. Për Matteo-n është “game over” (lojë e marrë fund). Të paktën e mbajti fjalën e tij dhe dha dorëheqjen ashtu siç kishte paralajmëruar në vigjilje të referendumit”,- tha Berlusconi.

Kujtojmë që Berlusconi ka propaganduar për votën “jo”, pra kundër asaj çfarë propozonte Renzi.   /Blitz.al/

Komento
Shperndaje