Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berisha-Ruçit: Ish ministri i komunizimit na mohon të drejtën e fjalës!

Berisha-Ruçit: Ish ministri i komunizimit na mohon të drejtën e fjalës!
October 12
12:03 2017

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra. Shkak u bënë tensionet e krijuara pas pezullimit të deputetit të PD-së, Flamur Noka, pasi ky i fundit i doli në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një reagim për mediat Berisha hodhi akuzoi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se po u mohon fjalën deputeteve.
“Ministri i fundit i diktaturës hoxhiste ka marrë përsipër një mision të shkatërrimit të një institucioni qëndron të demokracisë siç është parlamentit. Ju konstatoni se ai për herë të dytë ju mohon të drejtën fjalës për procedurë, e cila është e drejta më bazike jo vetëm në parlamentin shqiptar, por në të gjithë parlamentet e botës. Përfshi këtu dhe samitin e Kombeve të Bashkuar. E drejta e fjalës është një e drejtë që nuk mund të shkelet kurrë, vetëm nga një njeri që do ta shkatërroje Kuvendin. Çmimin më të madh do ta paguajnë ata vet. S’ka ndodhur kurrë që mos të t’u respektohet e drejta e fjalës si sot. Si mund tua thotë mendja se mund të më ofendojë mua Edvin Rama.”, tha Berisha./Blitz.al

 

Shperndaje