Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berisha-Ramës: Përdor Shukriun si gjethe fiku, mbron ministrin imoral

Berisha-Ramës: Përdor Shukriun si gjethe fiku, mbron ministrin imoral
August 04
21:28 2016

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se është duke mbrojtur ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe imoralitetin e tij. Ai shkruan se mediat ndërkombëtare e denoncuan Bushatin për imoralitet, shpërdorimin e dhjetëra mijëra eurove dhe shndërrimin e udhëtimeve diplomatike në udhëtime për epshet e tij seksuale, përcjell Blitz.al.

Ish-kryeministri akuzon kreun e Qeverisë se po përpiqet që duke përdorur ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, si gjethe fiku, të mbulojë aktin e ministrit të Jashtëm. Sipas Berishës, “viktima” e Ditmir Bushatit, prostituta braziliane, nuk ka ndërmend të publikojë videon duke bërë që Rama të shpresojë se do ia hedhë e kësaj radhe.

Të përdorësh Shukriun si mburojë apo gjethe fiku do të thotë të tallesh me veten tënde dhe se nuk ke asnjë norme, standard apo moral. Akti i Bushatit Ditzi është disa herë më i rëndë se ai i Xhelilit të Peshkopisë. Të dy kanë përdorur detyrën zyrtare për epshet e tyre por Ditziu që ka katandisur diplomacine shqiptare në ditën e saj më të zezë, përveçse ka shpërdoruar udhëtimin zyrtar diplomatik dhe e ka shndërruar atë në një udhëtim epshor, duke shpenzuar dhjetëra mijëra euro për të por po të kemi parasysh shkallën e lartë të përfaqësimit të vendit nga ministri i Jashtëm, vendndodhjen e ngjarjes, jemi para një skandali ndërkombëtar të pa regjistruar ndonjëhere nga ndonjë zyrtar i këtij rangu në historinë e diplomacisë botërore.”, shkruan ndër të tjera Berisha. /Blitz.al/

Komento