Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berisha pëson 7 gola, kambana alarmi për Kombëtaren

Berisha pëson 7 gola, kambana alarmi për Kombëtaren
March 12
17:01 2017

Një ndeshje shkatërrimtare për portierin tonë të Kombëtares së Futbollit, Etrit Berisha, i cili ka pësuar plot 7 gola në ndeshjen që skuadra e tij Atalanta luajti në “San Siro” përballë vendasve të Interit.

Edhe pse në disa raste nuk ishte totalisht faji i tij, sërish kjo performancë tejet e dobët pritet të vendosë kambanat e alarmit për takimin që Kombëtarja jonë pritet të luajë ndaj Italisë.

Sa i përket ndeshjes, për Interin shënuan nga një tripletë Icardi dhe Banega, ndërkohë që e plotësoi 7 golëshin ish-lojtari i Atalantës, Roberto Gagliardini.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A, Napoli vijon rrugën i qetë në vend të tretë, pas fitores me Crotonen 3-0.

Pescara e Memushajt vazhdon të zhgënjejë pasi humbi sërish në fushën e saj 1-3, përballë Udinezes dhe tashmë e ka të sigurt rënien në Serinë B.

Këto janë rezultatet e tjera:

Sassuolo-Bologna   0-1

Chievo Verona-Empoli   4-0

Fiorentina – Cagliari  1-0

Pritet të luhet në mbrëmje  Palermo-Roma.    /Blitz.al/

Shperndaje