Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berisha pas 5 vitesh e gjysëm në Opinion: Kush mbështet shkëmbimin e territoreve punon për “Serbinë e madhe”

Berisha pas 5 vitesh e gjysëm në Opinion: Kush mbështet shkëmbimin e territoreve punon për “Serbinë e madhe”
September 13
20:35 2018

Ish kryeministri i Shqipërisë është sonte i ftuar në emisionin politik Opinion pas një kohe mungese të gjatë. Ai është vënë përballë një paneli me 4 gazetarë dhe është duke diskutuar më ta qëndrimin e tij mbi marrveshjen e mundshme midis Kosovës dhe Serbisë për shkëmbimin e territoreve. Ai është shprehur se dialogu me Serbinë patjetër që duhet të vazhdojë, por për sa kohë bëhet fjalë për dialog midis shtetesh sovrane. Në këtë mënyrë ai vazhdon të këmbëngulë me qëndrimin e tij kundër “shkëmbimit të territoreve” sepse ajo bie ndesh në rradhë të parë me paketën Ahtisari por dhe me cdo marrveshje europiane. Madje ai është shprehur se cdokush që e mbështet këtë marrveshje, në mënyrë të tërthortë është duke mbështetur planin për Serbinë e madhe. Sipas tij, Serbia kërkon të bëjë të tijën veriun e Kosovës, Mitrovicën, që të ketë një precedent e të ketë rrugën e lirë dhe për pretendimet e territoreve në Bosnje. Ai gjithashtu ka folur sërish kundra presidentit Thaci, duke thënë se ai është manipuluar nga Vucic dhe që po punon kundra interesave të Kosovës. Asnjë fuqi europiane nuk e mbështet këtë marrveshje sipas tij dhe ndërkohë për Luginën e Preshevës është shprehur se është një minoritet që i duhen respektuar të drejtat dhe referundumet dhe nuk mund te trajtohet si placke nga mazhorancat ballkanike./Blitz.al/

Komento
Shperndaje