Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berisha: Kandidati i majtë për Bashkinë e Peshkopisë, trafikant droge në Zvicër

Berisha: Kandidati i majtë për Bashkinë e Peshkopisë, trafikant droge në Zvicër
August 16
18:24 2016

Ish-kryeministri Sali Berisha, referuar një mesazhi të qytetarit dixhital, ka shkruar së fundmi në Facebook se kandidati i majtë që do të garojë për Bashkinë e Peshkopisë, Muharrem Rama, është person me precedent penal në Zvicër.

Në vijimësi të mesazhit, shpjegohet se Muharrem Rama ka lëvzizur me pasaportë dhe emër fals. Berisha bën thirrje që KQZ dhe prokuroria të verifikojë, në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit, informacionin e qytetarit dixhital.

“Qytetari dixhital informon:

Kandidati i Ramës për Peshkopinë, sivëlla me Roshin, Bushin e kompani.
Sipas tij, kandidati Rama është person me precedent penal. Në Zvicër, Rama ka pasur probleme si trafikant droge. Ai ka lëvizur me pasaportë dhe emër fals.

Me këtë rast i bëj thirrje KQZ-së dhe prokurorisë së shtetit të verifikojë, në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit, informacionin e qytetarit dixhital! sb

“Përshëndetje nga Peshkopia z.Berisha! Ju lutem reagoni sa  më shpejt! Kandidati i majtë i sapozyrtarizuar ka probleme me shtetin zviceran, është person me precedent penal! Z. M. Rama në shtetin zviceran ka pasur probleme në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për para 5-6 vitesh, kur lëvizte me pasaportë me identitet fals”.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje