Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berisha: Arrestimi i Nanos ishte veprim i gabuar, por nuk e bëra unë

Berisha: Arrestimi i Nanos ishte veprim i gabuar, por nuk e bëra unë
March 19
09:52 2016

Në një intervistë për RTK-në, ish-kryeministri Berisha ka folur për vitet e para të demokracisë dhe zhvillimet politike të asaj periudhe.

I ndalur tek arrestimi i Fatos Nanos, kundërshtarit të tij politik asokohe, Berisha është shprehur se tashmë mendon se arrestimi i Nanos ishte një gabim, megjithatë ai nuk kishte aspak lidhje me të.

Sipas Berishës, dosja për arrestimin e Nanos ishte përgatitur nga vetë përfaqësuesit e PS-së. Ai rrëfen se nuk është personi i duhur të gjykojë nëse Nano duhej arrestuar apo jo, sepse këtë e di gjykata, por si veprim strategjik në politik ai e quan gabim. Gjithashtu ai shtron se me kundërshtarët politikë është treguar tolerant dhe ka qenë i prirur të gjejë gjuhën e përbashkët.

Berisha e ka mbyllur diskutimin e çështjes “Nano”, duke përmendur faktin se PS pushtoi me armë presidencën duke e hequr me dhunë nga posti, por më vonë vetë ai i  rrëzoi me votë, ashtu siç, sipas ish-kryeministrit, i shkon për shtat një politikani në demokraci.

 

Shperndaje