Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berat Gjimishti transferohet tek Avellino

Berat Gjimishti transferohet tek Avellino
August 31
12:11 2016

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, është transferuar në klubin e Avellino-s në Serinë B. Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi në faqen zyrtare të tij në internet. Ai u transferua tek Atalanta në Janar 2016 pas largimit nga Zyrihu.

Mendohet që huazimi tek Avellino do t’i japë më shumë mundësi lojtarit shqiptar për të fituar më tepër eksperiencë përpara se të rikthehet tek skuadra bergameze.

Pas lënies jashtë në “Euro 2016”, ai është rikthyer tek Kombëtarja për të marrë pjesë në ndeshjen miqësore me Marokun dhe atë kualifikuese me Maqedoninë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje