Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berat – Arrestohet shtetasi, tentoi t’i jepte ryshfet punonjësit të policisë

Berat – Arrestohet shtetasi, tentoi t’i jepte ryshfet punonjësit të policisë
October 11
14:53 2016

Nga : Anduena Llabani

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sefer Bufi, 38 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas u arrestua pasi sot, rreth orës 11.00, në rrugën nacionale Berat-Lushnjë, në vendin e quajtur “Protoduarët”, është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore Berat, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Mercedes Benz ATP”, me targa BR 1659 B, në shkelje të Kodit Rrugor. Në momentin e ndalimit, ky shtetas ka tentuar t’i japë një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal./Blitz.al/

Shperndaje