Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berat – arrestohet në flagrancë një shtetas italian, sekuestrohet lëndë narkotike

Berat – arrestohet në flagrancë një shtetas italian, sekuestrohet lëndë narkotike
November 03
09:49 2016

Nga Anduena Llabani

Berat

Sekuestrohet lëndë narkotike (heroinë dhe Cannabis Sattiva) dhe një armë zjarri pistoletë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas italian.

Më 02.11.2016, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë, në bazë të një pune të mirorganizuar, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian, rezident në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se automjeti me targa AA755OF kishte lëndë narkotike, menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe në lagjen “11 Shkurti” kanë ndaluar automjetin i cili drejtohej nga shtetasi Fabrizio Polidori.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan:

1 armë zjarri pistoletë, EKOL, kalibër 9 mm;

49 copë fishekë;

2 mbështjellje me alumin dhe natriban, që përmbanin lëndë të dyshuar si Cannabis Sattiva;

një sasi materiali pluhur, me ngjyrë kafe, e dyshuar si lëndë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Nenet 283 dhe 278/2/3 të Kodit Penal.

14963575_10210708391616512_1399004708_o

14970965_10210708391576511_940866371_o

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje