Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beqaj inspekton qendrat shëndetësore: Ofrojmë shërbim 24 orë në 7 ditë

Beqaj inspekton qendrat shëndetësore: Ofrojmë shërbim 24 orë në 7 ditë
July 01
16:50 2016

Gjatë inspektimit të kryer në disa qendra shëndetësore në zonën e Durrësit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se këto urgjenca mjekësore kanë tashmë më shumë barna mjekësore dhe materiale mjekimi duke iu referuar përvojës së një viti më parë.

Ai tha se çelja e këtyre qendrave mjekësore përkthehet në numër të madh turistësh që vizitojnë vendin tonë gjatë verës.

“Praktikisht, janë 25 qendra shëndetësore që gjatë sezonit veror turistik do të ofrojnë shërbim shëndetësor urgjence mjekësore 24/7 në të gjithë atë pjesë të territorit të vendit ku ka përqendrim të vizitorëve, pushuesve dhe mysafirëve të ndryshëm, të huaj, shqiptarë që jetojnë në Shqipëri apo shqiptarë që vijnë nga trojet shqiptare. Këtu kemi mjekë dhe infermierë, ofrojmë shërbim 24 orë,” theksoi ministri.

Beqaj bëri me dije se janë shtuar edhe tre qendra mjekësore në zonat turistike malore që kanë nisur të funksionojnë prej ditës së sotme.