Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beppe Signori: “Barcelona me ka telefonuar  për ti dhënë këshilla ndaj Neymar-it”

Beppe Signori: “Barcelona me ka telefonuar  për ti dhënë këshilla ndaj Neymar-it”
February 19
15:51 2018

Ne e dimë që Neymar ndoshta është futbollisti më i pasur në botë. Ne gjithashtu e dimë se dita kur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do dalin në pension ai do të bëhet më i famshëm dhe më i vlefshëm.Gjithashtu dihet se pas përformancave të tij rigoroze ështe Beppe Signori.

Ky lajm është dhënë nga vetë Beppe Signori sulmuesi i Seria A me Foggia, Lazio. Samdoria dhe Bolonja i cili duke folur për BBC tha se është telefonuar nga Barcelona për ti dhënë disa këshilla për Neymar i cili që atëherë i ka shënuar të gjitha penalltitë.

Pyetja që lind është pse Barcelona ka thirrur Beppe Signori-n duke patur të gjithë ato super lojtarë që kanë shkëlqyer në Camp Noun në historinë e këtij klubi?

Në fakt Signori në karrierën e tij ka shënuar 44 gola në 52 penallti të ekzekutuara. Një mesatare prej 84.6 % pak më e vogël se ajo e Diego Armando Maradona. /Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje