Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Bëni sherr!” Si qëndron e vërteta e mesazhit që qarkulloi gjatë takimit të Veliajt me artistët për çështjen e Teatrit?

June 25
12:25 2018

Dëgjesa e artistëve dhe arkitektëve ditën e sotme me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për Teatrin Kombëtar nisi me përplasje të këtij të fundit me aktorin Neritan Liçaj.

Sipas “Balkanweb”, pas akuzave të Liçajt, si përfaqësues i Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, se kreu i Bashkisë nuk njihej si negociator në këtë proces, Veliaj zbuloi disa mesazhe ku sipas të cilit tregohej se “disa artisë po përdoren nga PD për luftë politike”.

Në fotot e zbuluara nga kryebashkiaku Veliaj, janë zbuluar disa mesazhe se si drejtues të Sindikatës së Artistëve, marrin urdhra direkt nga zyrtare te PD, lidhur me kohen se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.

Nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës.

Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën.

Mirëpo, Partia Demokratike e ka mohuar kategorikisht se ka qenë pjesë e këtij mesazhi.

Deklarata e PD:
PD hedh poshtë me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shpërndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdhëron artistet për qëndrimet e tyre.

Zonja qe komunikon ne bisedën e përgjuar nga kamera e Erion Velise nuk ka asnjë funksion ne Partine Demokratike. Fabrikimi i lajmeve per te identifikuar qëndrimin e artisteve si një akt partiak është perpjekje mjerane e Erion Velise dhe Edi Rames për te përçarë artistet.

PD inkurajon dhe është ne krah te çdo artisti qe refuzon te behet pjese e pazareve te pista te Erion Velise per shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit te kullave te korrupsionit ne territorin e Teatrit Kombëtar!

Komento
Shperndaje