Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Blushi tregon arsyen se pse s’mund të jetë pjesë e PS-së

Ben Blushi tregon arsyen se pse s’mund të jetë pjesë e PS-së
October 17
22:54 2016

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Opinion”, ka qenë i ftuar Ben Blushi. Kjo ka qenë intervista e parë pas largimit të tij dhe deputetes Hafizi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Blushi, në  dialogun me moderatorin Blendi Fevziu, ka treguar arsyet e kësaj lëvizjeje. Sipas tij, në PS nuk ka zgjedhje të lira, gjë që ai e konsideron jonormale.

“Nuk është vendim personal. Jemi dy deputetë që, pasi i konsumuam të gjitha mundësitë për të bashkëjetuar në një parti, vendosëm të largoheshim.

Ne kemi bërë një betejë brenda PS-së që nga fillimi i vitit 2016 për të kërkuar zgjedhje të lira. Nëse në Shqipëri një parti eliminon zgjedhjet në të gjitha forumet duke hequr mundësinë për t’u zgjedhur, kjo nuk është normale për mua. Kjo është arsyeja themelore e largimit”,- është shprehur Blushi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje