Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Blushi themelon sot partinë e tij

Ben Blushi themelon sot partinë e tij
October 05
11:06 2016

Në orën 17:00 të ditës së sotme, Ben Blushi do të zyrtarizojë sot partinë e tij, pas lajmit për largimin përfundimtar nga Partia Socialiste. Forca politike me në krye Ben Blushin pritet që të jetë e majtë dhe do të pozicionohet shumë më në qendër se Partia Socialiste.

Partia e Blushit do të prezantohet në ambientet e Muzeut Kombëtar dhe në fokus të programit do të jetë shtresa e të varfërve, por edhe shtresa e mesme e shoqërisë, si biznesi jo i madh dhe intelektualë.

Kësaj partie mund t’i bashkohen deputetë nga e majta ose e djathta, të cilët duan të përfaqësojnë të varfrit, por nuk do të ketë aleancë me Edi Ramën dhe Sali Berishën si individë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje