Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Blushi publikon video: Shihni se sa njerëz vdesin në Shqipëri nga mbetjet

Ben Blushi publikon video: Shihni se sa njerëz vdesin në Shqipëri nga mbetjet
October 03
10:33 2016

Ben Blushi, i cili pak ditë më parë njoftoi, përmes një letre të hapur, largimin e tij nga Partia Socialiste, ka shprehur haptazi kundërshtimin e tij për miratimin e ligjit të mbetjeve urbane.

Së fundmi, ai ka publikuar në Facebook një video të Forumit Botëror Ekonomik, ku tregohet shkalla e vdekshmërisë në dhjetë vende të botës si pasojë e ndotjes.

Ndër këto vende renditet edhe Shqipëria. Konkretisht, në vendin e pestë me 171.4 vdekje për një popullsi prej 100.000 banorësh.

“Shikoni sa shqiptarë humbim për shkak të mbetjeve. Burimi: World Economic Forum”, – shkruan Blushi. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje