Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Blushi: Parlamenti e humbi sovranitetin e tij

Ben Blushi: Parlamenti e humbi sovranitetin e tij
May 05
13:16 2016

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, deputeti socialist Ben Blushi, vlerësoi mbështetjen e ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së për realizimin e reformës në drejtësi. Sipas Blushit, mbështetja e ambasadorëve e ka një çmim dhe ajo është shfarosja dhe tallja e kësaj klase politike.

Sipas tij, vendimi i ambasadorëve që ditën e premte të jenë të pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive, tregon se parlamenti shqiptar e ka humbur legjitimitetin. Ndaj, ai shtoi se nuk do të donte të ishte pjesë e ndonjërës prej këtyre partive, e pse është pjesë e PS-së.

“Në një kuptim, edhe në çdo kuptim nga kjo ditë ky Parlament ka humbur sovranitetin e vet. Fatmirësisht ajo që po ndodh është që të huajt nuk po na lënë vetëm. Kjo mbështetje sigurisht që ka një çmim. Jemi shumë afër shfarosjes.”, u shpreh ndër të tjera ai.

Komento
Etiketimet
Shperndaje