Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Blushi: Nëse Tirana do të ishte qyteti i rilindur, Arditi nuk do të ishte shtypur në errësirë

Ben Blushi: Nëse Tirana do të ishte qyteti i rilindur, Arditi nuk do të ishte shtypur në errësirë
October 12
12:12 2016

Ben Blushi, i cili pak kohë më parë dha dorëheqjen nga posti i deputetit të PS-së, ka reaguar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi kryebashkiakun Veliaj për ndalimin e transmetimit “Publicus”, që do të publikonte fakte të reja nga vdekja e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës.

Në postimin e tij, Ben Blushi shprehet se tanimë e kupton se pse u ndalua transmetimi i atij emisionin. Ai shprehet se e gjitha ajo që ka ndodhur nuk dëshmon vetëm një vrasje në punë, por se si shteti tradhton përditë ata që nuk kanë dhe i shërben çdo natë atyre që kanë.

Ai thekson se Ardit Gjoklaj nuk do të ishte vrarë nëse në Sharrë do të kishte ndriçim, nëse reforma e sigurimeve shoqërore do të kishte funksionuar, nëse bashkia do t’i shiste mbetjet tona me vlerë tregu.

“Nëse Tirana është qyteti i rilindur që pretendohet se është në Sharrë do të kishte pasur ndriçim të detyrueshëm dhe Arditi nuk do të ishte shtypur në errësirë nga ekskavatori që mblidhte plehra. Nëse reforma e sigurimeve shoqërore do të kishte funksionuar Ardit Gjoklaj do të kishte kontratë sigurimi dhe familja e tij duhej të dëmshpërblehej nga kompania. Nëse martesa e plehrave mes rilindjes dhe PD-së nuk do të ishte celebruar në fushën e Sharrës atëherë nuk do të ishte e njëjta kompani ajo që mblidhte mbetjet. Nëse industria e riciklimit, për shkak të presionit të shtetit, do të shtonte kostot e detyrueshme, atëherë në Sharrë do të kishte ndriçim dhe Arditi do të ishte i siguruar. Nëse bashkia do t’i shiste mbetjet tona me vlerën e tregut, atëherë do të kishim paratë e mjaftueshme për të ndarë mbetjet në burim në mënyrë që Arditi të mos vdiste duke i ndarë në errësirën e Sharrës dhe kazanët e rilindjes të mos e lejonin importin”,- shkruan Blushi ndër të tjera. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje