Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Belgjikë, policia gjen dorezat që u përdorën nga terroristët

Belgjikë, policia gjen dorezat që u përdorën nga terroristët
March 29
08:14 2016

Autoritetet policore belge besojnë se kanë gjetur dy doreza të djathta në një autobus që ka lënë aeroportin shumë pak minuta pas shpërthimit të bombës po në të njëjtin vend.

Dy nga atentatorët, Ibrahim El Bakraoui dhe Najim Lacchrauoui, kanë shenjat e gishtërinjve të tyre në polici, ndërkohë që sipas një fotoje të shpërndarë shihet qartazi që të dy kanë të veshur doreza në duart e majta, ku kanë fshehur dhe komandën e eksplozivëve.

Ndërkohë që dorezat e djathta që janë gjetur, sipas laboratorit të ekspertizës, janë testuar dhe kanë përmbajtje të elementeve plasëse dhe sipas pamjes janë në përputhje me ato që janë parë në foton e kapur nga kamerat e sigurisë së aeroportit.

Policia po vazhdon të hetojë çdo pistë të mundshme, si dhe është në përpjekje të gjetjes nëse personi i tretë i dyshuar ka hipur në të njëjtin autobus ku u gjendën dorezat apo jo.

 

Etiketimet
Shperndaje