Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Belgjikë, lirohet reporteri Faycal Cheffou, vijojnë kërkimet për terroristin e tretë

Belgjikë, lirohet reporteri Faycal Cheffou, vijojnë kërkimet për terroristin e tretë
March 28
15:39 2016

Teksa policia belge është ende në kërkim të “njeriut me kapele”, gjithashtu i dyshuar për sulmet në aeroportin e Brukselit, mësohet se është liruar gazetari i pavarur Faycal Cheffou. Prokurori federal i Belgjikës tha se ai është liruar për mungesë provash, ndërkohë që nuk jepen hollësi të mëtejshme.

Ai u arrestua mbrëmjen e së enjtes. Dyshimet u shtuan pas një videoje të postuar në 2014-n, nga një njeri që e identifikoi veten si Cheffou. Videoja fokusohej në gjendjen e refugjatëve myslimanë, “të harruar” nga pjesa tjetër e botës.

Policia belge ka shpërndarë videon e “personit me kapele”, i cili ishte së bashku me dy kamikazët e tjerë, shkaktarë të sulmit në aeroportin Zaventem. Së bashku me videon, policia ka shpërndarë edhe  një deklaratë të shkurtër ku shprehet se vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar këtë person.

 

Etiketimet
Shperndaje