Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Belgjikë, arrestohen 2 vëllezër. Po planifikonin sulme të reja

Belgjikë, arrestohen 2 vëllezër. Po planifikonin sulme të reja
July 30
11:19 2016

Policia belge ka arrestuar 2 vëllezër të dyshuar për planifikime të atentateve terroriste në Belgjikë, në një aksion ‘rrufe’ të kryer në rrethin e Mons dhe në qytetin Liege.

Të arrestuarit janë Nourredine H. dhe Hamza H..

Ishin gjithsej 7 aksionet e kërkimit të kryera gjatë natës që sapo kaluam, por nuk u gjetën as armë e as eksplozivë.

Për momentin nuk ka ende informacion për ndonjë lidhje të mundshme me hetimet gjyqësore të hapura për atentatet në Bruksel. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje