Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Belgjika miraton ligjin e ri për emigrantët, vihet në provë integrimi i tyre

Belgjika miraton ligjin e ri për emigrantët, vihet në provë integrimi i tyre
April 02
07:57 2016

Sulmet terroristë të 22 marsit janë bërë shkasë që qeveria belge të ndërmarrë një sërë iniciativash për të rregulluar ligjin për emigrantët, në mënyrë që mos të ketë përsëritje të terrorit të sulmeve të pak ditëve më parë.

Ligji i ri parashikon se të gjithë të ardhurit në Belgjikë dhe që nuk i përkasin familjes europiane duhet të raportojnë brenda 30 ditëve dhe të firmosin një kontratë me shtetin belg ku është i detyrueshëm respektimi dhe implementimi i vlerave dhe rregullave të vendit. Tre objektivat kryesore që emigrantët duhet të provojnë janë: mësimi i një nga tri gjuhët që përdoren në Belgjikë, të kenë punë dhe strehim, si dhe të paguajnë të gjitha taksat e parashikuara.

Ky ligj është aprovuar me shpejtësi nga politikanët belgë dhe vetëm pritet të vihet në zbatim menjëherë pas mbylljes së procedurave ligjore.

Etiketimet
Shperndaje