Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë! Familja Trump kryqëzohet nga mediat

Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë! Familja Trump kryqëzohet nga mediat
May 21
10:15 2017

Melanie dhe Ivanka Trump nuk veshën asnjë shall në kokë gjatë turit të tyre në Arabinë Saudite dhe për këtë mediat amerikane i kanë kujtuar presidentit Trump akuzat e forta të 2 viteve më parë ndaj zonjës së parë të asaj kohe Michelle Obama, e cila nuk e kishte mbuluar kokën.

Melanie ishte veshur elegante me një fustan të zi të gjatë, kur bashkëshorti i saj zbarkoi në Arabinë Saudite të shtunën në mëngjes.

47-vjeçarja mendohet se e kishte përzgjedhur veshjen nga koleksioni i Stella McCartney, me një kosto përafërsisht 1.500 $.

Përpos asaj, edhe vajza e presidentit Trump, Ivanka, u shfaq e pambuluar dhe me një fustan të gjatë  nga Cedric Charlier rreth 1490 $, që i shfaqte hijshëm format trupore.

Arabia Saudite ka disa prej rregullave më të forta për veshjen e grave dhe përherë është vendosur në qendër të kritikave për moslejimin e lirisë sa duhet të grave dhe vajzave. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje