Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëhuni gati edhe njëherë si atëherë: Rikthehet aksioni kundër informalitetit!

Bëhuni gati edhe njëherë si atëherë: Rikthehet aksioni kundër informalitetit!
September 21
14:27 2017

U bë një bujë e madhe para disa kohësh dhe ngjalli reagime të shumta në publik aksioni që mori qeveria kundër informalitetit. Por “tmerri” do të rikthehet përsëri dhe do të jetë dita 1 tetorit që ministria e “Financave dhe Ekonomisë” e ministri Arben Ahmetaj   ka vendosur që të nisë ky aksion sërish.

“Ky është mandati anti-informalitet, koordinim të gjithë strukturave të tatimeve, doganave dhe Inspektoriatit të Punës”, tha ministri Ahmetaj.

Por krahas këtij aksioni, ministri bëri të ditur ndëmarjen e një tjetër reforme të rëndësishme, atë të lehtësimit të shërbimeve dhe reduktimin e burokracisë për sipërmarrjen dhe qytetarët.

Të gjitha bizneset e jo vetëm,  tashmë duhet të kenë kujdes dhe të zbatojnë si duhet rregullat që janë vendosur nga qeveria që mos të jenë pjesë e gjobave dhe arrestimeve nga policia.

/blitz.al/

Shperndaje