Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Behgjet Pacolli: “Nuk ka arsye për ta pasur frikë Trump-in, ai e do Kosovën e pavarur 100%”

Behgjet Pacolli: “Nuk ka arsye për ta pasur frikë Trump-in, ai e do Kosovën e pavarur 100%”
November 10
12:15 2016

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka rrëfyer në emisionin “InfoBox” se ai e njeh personalisht Donald Trump-in dhe familjen e tij. Pacolli ka treguar se është mjaft i lumtur për fitoren e Trump-it dhe është besimplotë se ky i fundit do ta forcojë bashkëpunimin midis Kosovës dhe SHBA-së.

Pacolli ka treguar se qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë frikë nga kjo zgjedhje e qytetarëve amerikanë, pasi e di që Donald Trump është mbështetës i pavarësisë së Kosovës me 100%.

“Ai në atë kohë ka qenë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe këtë doktrinë ai do ta forcojë edhe më tepër. Ai e do një Kosovë të pavarur 100%”,- ka thënë Pacolli duke hedhur poshtë idenë se Donald Trump është më tepër pro ideve serbe. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje