Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Befasuese! Vajza 15-vjeçare e kampionit olimpik, Tyson Gay, ka ndërruar jetë pasi është qëlluar…

Befasuese! Vajza 15-vjeçare e kampionit olimpik, Tyson Gay, ka ndërruar jetë pasi është qëlluar…
October 16
21:50 2016

Trinity Gay, vajza 15-vjeçare e sportistit të njohur olimpik Tyson Gay është qëlluar me armë dhe ka mbetur menjëherë e vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një zonë ku parkoheshin makinat në Lexington, paraditen e sotme.

“Ajo nuk ia doli dot. Ajo kishte ardhur këtu për pushimet e vjeshtës. As vetë nuk di ç’të them…”, – ka qenë prononcimi i shkurtër i vrapuesit Tyson.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por ajo çka dihet nga rrëfimet e dy dëshmitarëve okularë është se kanë qenë dy makina të dyshimta, të cilat kanë gjuajtur në ajër. Vajza është qëlluar në qafë dhe nuk dihet nëse ka qenë ajo shënjestra apo thjesht ka rastistur në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Të njëjtët dëshmitarë kanë thënë se makina që e ndihmoi vajzën nuk ishte fare e dyshimtë, ishin kalimtarë që donin ta ndihmonin ndaj dhe e dërguan në spital.

15-vjeçarja, njësoj si babai i saj, kishte premisa për t’u bërë sportiste e madhe. Në gjimnazin e saj ajo ishte nga atletet më të mira.

Miqtë dhe mësuesit e saj janë sensibilizuar duke shkuar statuse në rrjete sociale për këtë humbje të parakohshme të Trinity-t, e cila ka qenë shumë e papritur dhe tejet e dhimbshme. /Blitz.al/

42652375-b281-4894-b5e6-859f031e5fa2

Shperndaje