Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beatrix Ramosaj dhe Blendi Fevziu ndajnë të njëjtin pasion

Beatrix Ramosaj dhe Blendi Fevziu ndajnë të njëjtin pasion
May 07
10:34 2017

Jemi mësuar t’i shohim secilin në profesionet e tyre. Njëri moderator i mirënjohur e tjetra këngëtare që bën për vete publikun me baladat dhe zërin e saj emocional.

Por duket se Beatrix Ramosaj dhe Blendi Fevziu kanë edhe pasione të tjera që tashmë i kanë bërë bashkë.

Pas aventurave në disa vende afrikane e aziatike, Fevziu i është futur eksplorimit të Shqipërisë dhe bashkë me Beatrixën dhe një grup personash të tjerë, përfshirë edhe disa nga stafi i emisionit “Opinion”, ata kanë shkuar në kanionet e Osumit për disa aventura të bukura.

Në një video të shpërndarë në Instagram ata duken të ekzaltuar poshtë një ujëvare, veshur me kaska mbrojtëse dhe në gatishmëri për të bërë rafting në kanionet e Osumit, të veçanta në llojin e tyre.

Neve tashmë na mbetet të presim aventurën e radhës të dy personazheve të njohur.  Ose një këngë nga Beatrixa apo një emision të ndjekur si asnjëherë më parë nga Fevziu. /Blitz.al/

 

Rafting ne Osum. #albaniarafting @albaniarafting @drini.zeqo @beatrixramosaj @blerina_ago @zamo_albania_rafting_group

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

Komento
Shperndaje