Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

BE-politikës shqiptare: Respektoni angazhimin për “Drejtësinë”

BE-politikës shqiptare: Respektoni angazhimin për “Drejtësinë”
July 21
11:16 2016

Teksa deputetët kanë nisur t’i drejtohen Kuvendit ku për pak nis seanca plenare, në të cilën do jenë të pranishëm edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, BE ka kërkuar nga politika shqiptare që të respektojnë angazhimin për reformën në drejtësi.

Përmes një deklarate për mediat, Bashkimi Europian i ka bërë thirrje palëve politike që të votojnë reformën në drejtësi.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendit të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakordësi të plotë për të gjitha çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”, thuhet në njoftimin e BE.

Komento