Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

BE-Kosovës: Pa ratifikimin e demarkacionit, të harrohet heqja e vizave

BE-Kosovës: Pa ratifikimin e demarkacionit, të harrohet heqja e vizave
May 20
17:45 2016

Pas shqyrtimit të parë të ministrave të Brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave me Kosovën, Brukseli ka deklaruar se ka dy kushte që duhet të përmbushen: demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe luftimi i krimit të organizuar.

“Kosova ka përmbushur shumicën e kushteve për liberalizimin e vizave. Megjithatë, ka dy kushte. Së pari, Kosova duhet menjëherë të përmbushë  kushtin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. E dyta është të tregojë përparim në luftën e efektshme kundër krimit të organizuar në vend”, ka thënë Komisionari Europian për Migrim dhe Punë të  Brendshme, Dimitris Avramopoulos, shkruan “Tanjug”.

Liberalizimi i vizave do të arrihet kur rekomandimi i Komisionit Europian të miratohet nga Këshilli Bashkiak Europian dhe Parlamenti Europian.

Burimi: lajmi.net

Komento