Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

BE konfirmon: Serbia arrin konsensusin për hapjen e negociatave për integrim

BE konfirmon: Serbia arrin konsensusin për hapjen e negociatave për integrim
July 06
09:22 2016

Bashkimi Europian konfirmoi të martën se është arritur një konsensus për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Serbinë. Kjo për shkak se asnjë prej 28 shteteve anëtare nuk ka pasur kundërshtime për fillimin e negociatave të kapitullit 23, siç shprehet “Tanjug”.

Presidenca e re sllovake e BE-së e ka mirëpritur progresin e Serbisë duke u shprehur se kjo çështje do jetë pjesë e agjendës së Komitetit të Reprezentuesve Permanentë të BE-së (COREPER), i cili pritet të zhvillojë punimet më 7 korrik.

Hapja e kapitujve pritet të ndodhë më 18-19 korrik në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.

Burimi: lajmi.net

Etiketimet
Shperndaje