Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

BBC: Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë

BBC: Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë
November 29
15:40 2016

Në një spot lajmërimi të një dokumentari që pritet të transmetohet shumë shpejt, televizioni publik britanik BBC ka trajtuar Shqipërinë dhe problemin e kanabisit, duke e cilësuar një BOOM prodhimi problematikën me të cilën përballet vendi ynë.

Më tej, në spotin e shkurtër të transmetuar, gazetari thotë se ekonomia e fshatrave në vendin e vogël të Ballkanit varet nga kanabisi dhe droga e prodhuar transportohet në vendet europiane.

Sipas këtij televizioni, droga në Shqipëri ka qenë përherë e pranishme që pas 1990-s, ndërkohë që tashmë është kthyer në shqetësim serioz, duke shtuar se qeveria shqiptare po përpiqet ta luftojë këtë industri, duke asgjësuar miliona bimë narkotike. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje