Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

BBC i dedikon video atleteve të Ramës: “Dikush nuk u njoftua për stilin e këpucëve qe duhej”

BBC i dedikon video atleteve të Ramës: “Dikush nuk u njoftua për stilin e këpucëve qe duhej”
July 11
12:03 2018

Tashmë kryeministri Rama nuk po përflitet vetëm në Shqipëri për  atletet e tij që i kombinon me kostumet serioze në takimet e ndryshme që ai bën. Ka qenë BBC e cila i ka kushtuar një video atletetve të Ramës. Ai ishte i pranishëm në Balkans Summit në Londër bashkë me disa lidera të tjerë botëror. Në foto “familjare” ku të gjithë pozojnë së bashku ajo që bie në sy janë atletet e kryeministrit shqiptar i cili ndodhet dhe në rresht të parë. Të  gjithë të tjerët janë përshtatur kodit të veshjes në takime të tilla i cili duhet të jetë sa më serioz.

BBC në video shkruan se: “Fotoja familjare e lidërve është një traditë në çdo event global. Por atletet në rresht të parë nuk janë aq tradicionale. Ato i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili duket se po e shijon momentin.”

Kjo nuk është herë e parë që Edi Rama ka qenë i pranishëm me atlete në takime të rëndësishme sepse edhe në Samitin e Triestes ai bëri po të  njëjtën gjë. Në vendin tonë shpesh herë është folur për mënyrën e të veshurit të kryeministrit dhe ka qenë opozita e cila e ka akuzuar se kjo nuk është diçka normale.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje