Batutat – Gjici: “Kam duruar 6 vjet, nuk duroj më”. Takaj: “Kush mësohet me durim, duron gjatë”

Përgjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të futbollistëve më të mirë të vitit që lamë pas, përveç seriozitetit nuk kanë munguar as batutat mes dy presidentëve të Kukësit e Skënderbeut, që i kanë tashmë të përhershme ngacmimet ndaj njëri-tjetrit.
Safet Gjici, president i Kukësit, i drejtohet Ardian Takajt me shprehjen: “Kam duruar 6 vjet, nuk duroj më”, ndërkohë që presidenti i Skënderbeut i kthehet me shprehjen: “Kush mësohet duke duruar, mund të durojë”.
“Pse e prish qetësinë zotëri? Ti kur je i qetë fiton. Kur e prish qetësinë, nuk je vetvetja”,- i përgjigjet sërish Gjici.
Gjici: Ky thotë nga fundi.
Takaj: Po ja, unë deri në prill do e provoj.
Gjici: Mirë pra do e provosh sivjet. Vendi i dytë është lule, por mos shkosh më poshtë se do të më vinte shumë keq për më poshtë.
Në videon e publikuar, pranë tyre janë edhe presidenti Halili i Tiranës dhe trajneri i bardhë e bluve, Mirel Josa.
Aktualisht, Kukësi drejton Superligën me 35 pikë, i shkëputur me 3 pikë nga ndjekësit më të afërt Partizani dhe Skënderbeu. /Blitz.al/