Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkohen ish-yjet e futbollit

Bashkohen ish-yjet e futbollit
January 09
14:08 2017

Janë 3 portierë në foto, por formacioni nuk është aspak i keq.

Disa prej yjeve të futbollit botëror, që janë tërhequr prej vitesh tashmë nga loja e luajtur, janë mbledhur bashkë në Zyrih të Zvicrës,  përreth presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që ka pasuar drejtimin e institucionit më të madh futbollistik që pas largimit të Blatter.

Bashkimi ka ardhur në ceremoninë që pritet të organizohet sot për shpalljen e “Lojtarit më të mirë të vitit”, që pritet t’i jepet Cristiano Ronaldos.

Formacioni i fotos i publikuar nga Walter Zenga përbëhet nga:

Ish-portieri i Portugalisë dhe Portos, Vitor Baia;

Michel Salgado, ish-mbrojtës i Real Madridit dhe Spanjës;

Francesco Toldo, ish-portier i Inter dhe Italisë;

Diego Armando Maradona, ish-sulmuesi i Argjentinës dhe Napolit;

Gianni Infantino, president i FIFA-s;

Zvonimir Boban, zv.sekretar i FIFA-s dhe ish-sulmuesi Kroacisë dhe Barçës;

Gabriel Omar Batistuta, ish-sulmuesi argjentinas dhe i Fiorentinës e Romës;

David Trezeguet, ish-sulmues i Juventus dhe Francës.

Pasi të shihni këtë foto, nëse mallëngjeheni nga koha e dikurshme e futbollit të luajtur është më se normale.  /Blitz.al/

wali

Shperndaje