Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkitë e Djathta zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës, Rama: Mos bini viktimë e katërshes

Bashkitë e Djathta zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës, Rama: Mos bini viktimë e katërshes
June 14
17:33 2019

Kryebashkiakët e djathtë por edhe ata të LSI-së dërguan shkresa në KQZ ku njoftonin se do të zbatonin dekretin e Presidentit të Republikës.

Të gjitha bashkitë i kanë drejtuarnga një letër KQZ-së dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme ku kërkojnë që të lirohen hapësirat që janë përcaktuar për vendosjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale, pas dekretit të Presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bashkive të djathta për të mos iu bindur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Rama i bën thirrje të mos bien pre e katërshes ali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi pasi ligji nuk ka mëdyshje.

“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre.Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan Rama.

Komento
Shperndaje