Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bashkia publikon fotot, ja si do të duket “Zogu i Zi” pas rikonstruksionit

Bashkia publikon fotot, ja si do të duket “Zogu i Zi” pas rikonstruksionit
August 04
15:30 2017

Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” në kryeqytet është bërë shpeshherë mollë sherri mes të majtës dhe së djathtës, veçanërisht pasi u shkatërrua para disa vitesh ndërtimi që kishte nisur për mbikalimin.

Por duket se tashmë Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për ta rikonstruktuar nga e para sheshin.

“Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, i cili u ndërtua që në vitin 2006, por që nuk ishte funksional, do të transformohet në një portë hyrëse për kryeqytetin. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonceptimin e kësaj hapësire, duke përmirësuar jo vetëm funksionalitetin e tij në drejtim të lehtësimit të qarkullimit për automjetet, por duke e bërë atë të frekuentueshëm edhe për qytetarët e shumtë. Ndërsa për vendosjen e instalacionit në qendër të rrethrrotullimit, bashkia po merr disa propozime nga skulptorë profesionistë.

Shatërvani aktual jofunksional do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, duke krijuar një tjetër oaz të bukur në kryeqytet.

Rrethrrotullimi do të jetë shumë shpejt edhe një nyje gjelbërimi, e cila jo vetëm do të ketë një impakt pozitiv në aspektit estetik të gjithë zonës, por në të njëjtën kohë duke krijuar dhe një minipark ku qytetarët do të kenë akses.

Projekti parashikon shtimin e gjelbërimit, ndërtimin e rrugicave, vendosjen e stolave ku qytetarët mund të pushojnë”, – thuhet nga bashkia. /Blitz.al/

Share