Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashar al Assad në koma? Regjimi sqaron të vërtetën

Bashar al Assad në koma? Regjimi sqaron të vërtetën
January 30
09:29 2017

Prej ditës së djeshme kanë qarkulluar disa lajme se presidenti sirian Bashar Al Assad ndodhet në gjendje kome pas një hemorragjie cerebrale. Lajmi është shpërndarë edhe nga disa media turke dhe ka sjellë një valë reagimesh në rrjete sociale.

Por një ditë pas këtyre lajmeve, regjimi sirian ka mohuar se al Assad mund të jetë në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Lajmi fillimisht u shpërnda nga gazeta libaneze Al-Mustaqbal duke cituar “burime të besueshme”, e cila raportoi se Assad kishte pasur probleme cerebrale, të cilat bllokojnë arteriet për furnizimin me gjak dhe oksigjen në tru dhe është duke u trajtuar në spital.

Regjimi sirian ka bërë me dije në një postim në Facebook-un e tyre se “populli sirian ishte bërë imun ndaj gënjeshtrave të tilla” dhe se Assad është duke kryer detyrat e tij presidenciale normalisht.

Regjimi i Assad  ka qenë i akuzuar për abuzime të të drejtave të njeriut. Prej vitit 2009 në Siri vijon lufta mes regjimit dhe grupeve separatiste, si shteti islamik ISIS, Al Nussra etj. /Blitz.al/

Shperndaje