Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha : Vollga është simboli i rënies së shtetit

Basha : Vollga është simboli i rënies së shtetit
April 22
16:29 2016

Pas pezullimit për 10 ditë të Berishës nga Byroja e  Kuvendit, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se në Tiranë dhe Durrës është krijuar një shtet Rama-Tahiri-Shullazi që terrorizon, grabit dhe kërcënon me armë biznesmenët, qytetarët e deri dhe akademikët. Sipas Bashës, kryeministri sot ka inkurajuar para mediave Shullazin por nuk ka komardare shpëtimi për të.

“Edi Rama dhe Tahiri janë në zi dhe në tmerr. Asnjë fjalë nuk kanë thënë në mbështetje të prokurorisë, me atë palo dalje para medias, i lodhur nga gënjeshtrat e veta, por komardare shpëtimi për të nuk ka. Hija e Shullazit është e stampuar në fytyrën e tij. Vollga është monumenti kriminal i vendit ku Edi Rama ka dorën e tij. Vollga është simboli i rënies së shtetit. Janë dhjetëra biznesmenë që kanë paguar haraçin tek ky bandit. Nuk do ndodhte kjo nëse Shullazi nuk do kishte mbështetjen e Ramës.”- ka thënë Basha duke përfunduar kështu deklaratën.

Komento
Shperndaje