Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha takim me deputetin Pandeli Majko: Komunikimi politik nuk duhet të përbëjë lajm

Basha takim me deputetin Pandeli Majko: Komunikimi politik nuk duhet të përbëjë lajm
May 17
12:01 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me deputetin socialist Pandeli Majko. Takimi, i cili ka përfunduar pak minuta më parë, u zhvillua tek hotel “Rogner” dhe fillimisht u mendua se kishte në fokus reformën në drejtësi.
Pas përfundimit të takimit, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, bëri të ditur në një prononcim për mediat se tema kryesore e këtij takimi ishte Asambleja e NATO-s.
“Me Majkon diskutuam rreth aktualitetit politik në vend. Vlerësoj kontributin që deputeti Majko ka dhënë ndër vite. Temë kryesore e diskutimit ishte Asambleja e NATO-s, por folëm për çështje të ndryshme. ”, tha ai ndër të tjera, teksa theksoi se komunikimi politik nuk duhet të përbëjë lajm.

Komento