Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Rama, zoti i drogës

Basha:  Rama, zoti i drogës
November 07
14:57 2016

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vijon të sulmojë ashpër kryeministrin Rama si të kapur nga krimi e favorizues të bandave e gangsterëve të drogës në vend.

Akuzat më të fundit lideri demokrat i ka bërë nga një takim me strukturat në Tiranë, ku Basha e ka cilësuar Ramën si zot të drogës, referuar sasisë marramendëse të drogës së kapur në Rrëshen.

“Ky është një shtet i banditizuar në çdo qelizë, për pazaret e drogës nuk po luftojnë më vetëm bandat me njëra-tjetrën, por po lufton edhe shteti brenda shtetit. Mbi tre tonë drogë kanë kapur në ish-pularinë në Rrëshen, jo në majë të malit por në qytet, në ish-pularinë në Rrëshen. Prej katër apo pesë orësh e mbanin të rrethuar dhe nuk guxonte të hynte policia. Policia e Rrëshenit kishte braktisur operacionin, policia e Lezhës nuk guxonte të hynte. Është treguesi më i qartë i kriminalizimit të shtetit e të policisë nga Edi Rama, e ka vënë në funksion të padronëve të drogës. Ka tregues më të qartë se kush është i zoti i drogës? E kush tjetër përveç Edi Ramës?!”- tha Basha.

Ndërkohë, kreu i demokratëve shtoi se droga, krimi e hajdutëria qeveritare  janë arsyet  kryesore për gjendjen e vendit.

“Subvencione jo, vende pune jo, investime jo. Pse? Sepse kjo është zgjedhja e Edi Ramës. Jo se nuk ka lekë, siç gënjen lart e poshtë, se lekë për miqtë e vet ka. Pse paske lekë ti për t’i dhënë Vilma Nushit 1.7 miliard, 134 milionë dollarë të tjera i ka marrë 11-sha, kombëtarja e korrupsionit. Dy herë vetëm muajin që sapo lamë mbrapa ka marrë çarterin, 80 mijë euro për në Bruksel, 85 mijë euro për në Hamburg. Në qoftë se vendi duhet të shohë një ditë të bardhë kushti numër një është largimi i kësaj qeverie, largimi i këtij kryeministri”,- tha ndër të tjera ai.

Komento
Shperndaje