Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Rama fsheh realitetin. Rama: Zhblloko Vetingun!

Basha: Rama fsheh realitetin. Rama: Zhblloko Vetingun!
November 25
14:07 2016

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot në një dalje për mediat se situata në të cilën ndodhet Shqipëria sot rrezikon integrimin e vendit.

Pas një takimi në seli me krerët lokalë të kësaj partie, Basha shtoi se realiteti i drogës e krimit po theksohet nga Europa çdo ditë, por Rama nuk dëshiron të pranojë dhe fsheh realitetin.

“Ka vetëm një njeri në botë që nuk e sheh këtë realitet dhe i fshihet me vetëmohim, ai është kryeministri i vendit. Në vend që të reflektojë në gjendjen që është zhytur Shqipëria, ai keqinformon me regji qendrore. Këto 3 vite në Shqipëri janë përjetuar dy botë: bota ku jetojnë shqiptarët dhe bota ku jeton Edi Rama”, – përfundoi Basha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama përmes Facebook-ut të tij: “Lulzim, mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë, por lexo rekomandimin e qartë të BE-së dhe zhblloko Vetingun!”- shkruan Rama.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje