Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Programi elektoral i PD-së është gati, së shpejti me degë dhe në Londër

Basha: Programi elektoral i PD-së është gati, së shpejti me degë dhe në Londër
April 28
12:31 2016

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka bërë të ditur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë të PD-së se në fokus të takimit ishte diskutimi mbi strukturat organizative të partisë për zgjedhjet e 2017-s.

Ai bëri me dije se opozita ka një plan dhe strategji të qartë për zgjedhjet e ardhshme, me premtime reale krahasuar me rrenat e Rilindjes.

“Ka përfunduar alternativa organizative e PD, për detyrat që ka karshi qytetarëve. Programet dhe ofertat nuk lihen për çastet e fundit të zgjedhjeve, siç dolën rrena premtimet e Rilindjes. Diskutoheshin mes Beqajt dhe Ramës. Sot jemi në një diskutim të hapur  me qytetarët. Kemi gati platformën për ta nxjerrë nga kriza Shqipërinë. Për të zgjedhur midis ofertës dhe rrenës, ndaj do mbajnë përgjegjësi për këtë. Kjo është zgjidhja.”, pohoi ai.

Basha theksoi në fokus të takimit ishte procesi i fuqizimit të Partisë Demokratike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do shoqërohet me krijimin e disa degëve të reja. Kryedemokrati bëri me dije se disa prej drejtuesve dhe sekretarëve të rinj jan emra të njohur dhe janë zgjedhur tashmë.

Disa prej tyre u zgjodhën, kryetar të Departamentit dhe Sigurisë, duke u vënë Enkelejd Alibeaj, dhe është emëruar Adrian Turku, Henri Çelo, Ervin Salijani.”, deklaroi Basha.

Lulzim Basha bëri gjithashtu të ditur se në 35 degë të kësaj partie do të ketë një proces zgjedhor. Një degë e re e selisë blu është vendosur që të hapet në Londër me kërkesë të anëtarëve që jetojnë në këtë metropol.

Komento
Etiketimet
Shperndaje