Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha: Pretendimi se nxora kushte të reja, një mashtrim i pacipë

Basha: Pretendimi se nxora kushte të reja, një mashtrim i pacipë
July 21
09:18 2016

Në një konferencë urgjente për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur poshtë pretendimet e mazhorancës se disa kushte të reja që ai ka nxjerrë, kanë zhbërë marrëveshjen e arritur mes palëve për reformën në drejtësi.

“Mbrëmë marrëveshja e arritur u vu sërish në dyshim. Dje u pretendua se nxora kushte të reja por është i gjithë një mashtrim. Ka pasur mirëkuptim se për të kartërt institucionet do aplikohej e njëjta formulë. Të hënën negociatori konfirmoi se marrëveshja qëndron për katër institucionet, por u prezantuan kushte të reja pas arritjes së marrëveshjes. Drafti i Partisë Socialiste nuk përfshin rekomandimet e Nuland dhe Hahn.”, u shpreh kreu i opozitës, përcjell Blitz.al.

Në vijim, ai i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të heqë dorë nga loja dhe të zbatojë marrëveshjen. “Kemi një marrëveshje, gati ta zbatojmë.”, theksoi Basha.

 

Komento