Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Basha për zgjedhjet në Dibër: U rrëmbye vullneti i qytetarëve

Basha për zgjedhjet në Dibër: U rrëmbye vullneti i qytetarëve
September 22
22:44 2016

I ftuar në emisionin “Opinion” për të folur për aksionin e Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie u shpreh për zgjedhjet në Dibër se u fituan nga biznesmenë të majmur nga buxheti i shtetit si Rakip Suli dhe Sadri Abazi.

Ai akuzoi Partinë Socialiste se solli në Dibër persona me precedent penalë, kriminelë dhe biznesmenë-hajdutë të shtetit. Sipas kreut të opozitës, ky është një rast specifik i shtypjes së vullnetit të qytetarëve.

Më tej, Basha theksoi se vjedhja e votave është një ndër ngjarjet më skandaloze që i ndodh demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje